Po Ngarkohet

Rreth Nesh

Rreth nesh

Pjesa që mungonte!

Në një treg të shpejtë, një ide ndezi në mendjet vizionare të themeluesve tanë! Kështu iSolve u themelua. Ndërtuar mbi profesionalizmin dhe mbështetur nga pasioni, dhe përvoja e rrënjosur thellë në tregun Zviceran, në të cilin themeluesit tanë kanë funksionuar dhe po funksionojnë për më shumë se dhjetë vjet.

Duke parë vlerat që mungojnë i bëri ata të vijnë dhe të sjellin atë pjesë që mungon dhe madje të përpiqen ta shtyjnë atë më tej. Që nga themelimi, iSolve po ndërton një histori të madhe suksesi të bazuar në marrëdhëniet, besimin dhe lirinë krijuese me klientët.

Duke sjellur shumëllojshmëri të zgjidhjeve dixhitale në programim, marketing dhe dizajn, iSolve tejkalon pirtshmëritë e klientëve me inovacion dhe përkushtim në punë.

Misioni ynë

Ne përpiqemi të sigurojmë që programet dhe zgjidhjet tona të dizajnit të sjellin vlerë, efikasitet dhe rezultate për klientët tanë duke dixhitalizuar proceset e punës dhe duke i ndihmuar ata të bëjnë më shumë në pak kohë.

Filozofia jonë kryesore është që të kemi transparencë, besim, respekt dhe të shkëlqejmë në marrëdhëniet tona me klientët.

Njerëzit tanë

Zhvillues të rinj dhe me përvojë, që dizajnojnë dhe ndërtojnë produkte dixhitale të këndshëm dhe të lehtë për t’u përdorur. Ne jo vetëm që përqendrohemi në zhvillimin e produkteve dixhitale, por gjithashtu përqendrohemi në zhvillimin e njerëzve!

Studentët dhe të sapo diplomuarit kanë shansin të vijnë dhe të mësojnë si praktikantë, të shohin dhe të bëhen pjesë e rrjedhës së punës dhe procesit në projekte reale. Me këtë, iSolve jo vetëm që kontribuon për bizneset dhe klientët por gjithashtu kontribuon për shoqërinë!