Coworking Spaces FAQ
Çka nëse nuk jam në sektorin e IT?
iSolve Coworking është i hapur për profesionistë nga fusha më të ndryshme, ne nuk jemi vetëm për profesionistët e IT.
Çka nëse takimi im zgjatë më shumë se një orë e parapame në paketën time
Mund të merrni një orë shtesë ,çdo orë shtesë në sallën e mbledhjeve kushton 3€.
A do të thotë 'coworking' që unë duhet të punoj me të tjerët?
Do të thotë që ju mund të punoni ndërsa jeni të rrethuar nga njerëz të tjerë që punojnë në projektet e tyre. Ju do të vendosni nëse doni të bëni miq apo thjesht të merreni me biznesin tuaj.
Cili është orari juaj i punës?
Jemi të hapur nga ora 08:30 deri në 16:30, nga e hëna në të premte.
Të shtunave, të dielave dhe festave jemi të mbyllur!
Si mund ta shfytëzoj planin 10 ditorë?
Ju keni mundësinë të zgjidhni 10 ditët që ju nevojiten brenda një periudhe 1 mujore nga data e rezervimit.
A duhet të nënshkruaj një kontratë?
Duhet të lexoni dhe të pajtoheni me Kodin e Sjelljes me të gjitha rregullat dhe rregulloret e iSolve Coworking
Sa i shpejt është interneti?
Kemi një internet fiber optik super të shpejtë dhe të pakufizuar me shpejtësi prej 300 Mbps.